Tacchinardi: Edon Zhegrova mund të bëhet i tillë...

- Bota Sot

Tacchinardi: Edon Zhegrova mund të bëhet i tillë...

Edon Zhegrova nuk ka startuar ende nga minuta e parë me Juventusin, por ylli kosovar tashmë po lë gjurmë me aftësitë e tij.

Ish-futbollisti i njohur i “Bianconeri”, Alessio Tacchinardi, ka lavdëruar mesfushorin që ka luajtur më parë te Basel dhe Lille, duke theksuar se nga përforcimet e Juventusit gjatë verës, më shumë pret pikërisht nga Zhegrova.

“Zhegrova tashmë ka treguar se mund ta ndryshojë ekuilibrin e fuqisë sapo të jetë plotësisht në formë. Ai do të jetë një tjetër aset i shkëlqyer për trajnerin Igor Tudor.

Për të pasur kampionate dhe sezone të mira, keni nevojë për lojtarë të shkëlqyer”, ka deklaruar Tacchinardi për “Tuttomercatoweb”.

“Modrië është një lojtar i shkëlqyer,

Zhegrova mund të bëhet i tillë. Këta elementë ndryshojnë ekuilibrin e skuadrës. Ashtu si në kohën time, keni nevojë për lojtarë si Tacchinardi, Gattuso, Ambrosini, por ndeshjet fitohen nga lojtarë si Zidane dhe Del Piero. Tani nuk i kemi më Zidanet dhe Del Pierot, por Juve ka një Yildiz që po përmirësohet shumë”, theksoi ai.

Me kreativitetin, aftësitë teknike dhe instinkt sulmues, Zhegrova mund të bëhet një armë e fortë për Juventusin.

Tifozët e “Bianconerëve” shpresojnë që Igor Tudor t’i japë më shumë hapësira për të treguar potencialin e tij, ashtu siç e ka bërë edhe te Lille.



Lexoni të gjitha në Bota Sot