Maresca: Nuk ka arsye për të qenë negativ

- Bota Sot

Maresca: Nuk ka arsye për të qenë negativ

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, në prag të ndeshjes së sotme në Champions League ndaj Benfica, flet për përpjekjen për të ruajtur moralin në skuadrën e tij. Ekipi londinez vjen pas një serie prej vetëm një fitoreje në pesë ndeshje në të gjitha garat.

“Duhet të jemi pozitivë sepse, para së gjithash, kjo është ajo që u duhet lojtarëve.

Së dyti, mendoj se nuk ka arsye për të qenë negativë.

Këtë mëngjes klubi më tregoi një statistikë që në gjashtë muajt e fundit kemi humbur pesë ndeshje, katër prej të cilave i kmi mbyllur me një lojtar më pak”, shtoi Maresca.

“Sigurisht që na pëlqen të fitojmë ndeshje, por realiteti është se nuk ka asnjë presion. I vetmi presion është se të jesh te Chelsea duhet të fitosh ndeshje.

Nuk ka dyshim, por realiteti është se për arsye të ndryshme, lëndime ose kartonë të kuq, humbëm pesë ndeshje në gjashtë muaj”, tha italiani.

Më tej, Maresca tha: “Në të njëjtën kohë mendoj se është diçka që nuk është keq. Ne përgatitemi të fitojmë çdo ndeshje. Ne përpiqemi të përgatitemi për çdo ndeshje, për ta fituar atë. Dhe shpresojmë ta bëjmë këtë gjë sot”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot