Conte për De Bruynen

- Bota Sot

Conte për De Bruynen

Pas debutimit me humbje ndaj Manchester City, skuadra e tij rikthehet në Champions kundër Sporting CP në “Maradona”. Trajneri Antonio Conte u shpreh:

“Është një ndeshje e rëndësishme, përballë një ekipi të madh, kampion i Portugalisë dhe pjesë e elitës. Në Manchester humbëm pas daljes me karton të kuq të Di Lorenzo, pas 16 minutash lojë. Tani duhet të reagojmë shpejt”.

Për disfatën ndaj Milanit: “E analizuam të hënën, këtë herë luajtëm më mirë se sezonin e kaluar, madje dominuam, por nuk ishim të kujdesshëm në disa situata. Duhet të përmirësohemi, sidomos te golat e tyre”.

Mbi gjendjen e Spinazzola dhe Olivera: “U stërvitën veçmas, shpresojmë të rikuperohen. Nuk kemi shumë alternativa, mund të luajë Elmas si mbrojtës i majtë.

Nëse duhet të rrezikojmë, do ta bëjmë”. Për De Bruyne: “Rregullat nuk lidhen me një lojtar të vetëm.

Kush më njeh e di si e shoh disiplinën. Nëse një herë tolerohet diçka, herën e dytë jo…”



Lexoni të gjitha në Bota Sot