Sulmuesi 17-vjeçar nga Kazakistani firmos marrëveshjen

- Bota Sot

Sulmuesi 17-vjeçar nga Kazakistani firmos marrëveshjen

Chelsea ka siguruar kontratën me sulmuesin 17 vjeçar nga Kazakistani që shihet si emri që do të rivalizojë Lamine Yamal në fushë. Marrëveshja u firmos për 4 milionë euro, por ekspertët shprehen se kartoni i tij shkon në të paktën 15 herë më shumë

Pavarësisht se është vetëm 17 vjeç, sulmuesi kazak Dastan Satpaev është shndërruar në një nga emrat më të përfolur të futbollit europian.

I lindur në vitin 2008, ai ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të futbollit dhe tashmë ka firmosur me Chelsean për shumën prej 4 milionë eurosh, duke u bërë transferimi më i bujshëm i futbollit kazak në vitet e fundit. Londinezët presin ta aktivizojnë në vitin 2026, kur të mbushë 18 vjeç.

Satpaev ka hyrë në histori si golashënuesi më i ri i Champions League-s, duke shënuar ndaj Olimpija Ljubljanës në moshën 16 vjeç, 10 muaj e 26 ditë, duke thyer rekordet e Ansu Fati dhe Lamine Yamal.

Në këtë sezon, ai numëron 13 gola dhe 8 asistime në 30 ndeshje, shifra që e bëjnë lider absolut të skuadrës së tij. Për më tepër, ndaj Celtic ai ka shënuar performancë fizike mbresëlënëse: 11.7 kilometra të përshkuara dhe shpejtësi maksimale 35.7 km/h.

pronari i klubit Kairat nuk nguron ta krahasojë me Sergio Agüero dhe parashikon se në të ardhmen mund të vlejë deri në 50 milionë euro.

Vetë Satpaev nuk e fsheh ambicien: synon të fitojë Champions-in, Topin e Artë dhe ta ndihmojë Kazakistanin të kualifikohet për një Kupë Bote. Ai e ka shprehur hapur admirimin për Lamine Yamal, por feston golat në stilin e Arda Güler, duke e konsideruar këtë si një shenjë mirënjohjeje ndaj Zotit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot