Është një skenar klasik, një ekip pa trajner dhe Xavi Hernandez del si një nga kandidatët.
Kjo i ndodhi ish-trajnerit të Barçës me Mançester Junaitid sezonin e kaluar, Leverkusen në fillim të këtij sezoni dhe tani me
“Al Ittihad” të Arabisë Saudite, të cilët sapo kanë shkarkuar Lorent Blank pas humbjes së tyre ndaj Al Nassr të Kristiano Ronaldos.
Por jo. Ideja për të shkuar në Arabinë Saudite, pavarësisht se sa para ka, nuk është ndër preferencat e Çavit, të paktën jo tani, kur ai mund të zgjedhë se ku shkon dhe ku jo, domethënë, projektin e tij të radhës. Pati kontakt nga Ittihad, por asgjë të detajuar.
Është e vërtetë që Çavi nuk ka stërvitur që nga maji i vitit 2024, kur mbaroi koha e tij te Barça. Por shumë duken më nervozë se ai për zgjedhjen e një skuadre. Ajo që përcjell ‘Ekipi Çavi’ është qetësi, megjithëse me syrin te tregu i transferimeve.
Dhe tregu ofron projekte pothuajse çdo javë, disa më serioze se të tjerat, por ideja mbetet të zgjedhësh me kujdes se ku shkon dhe përparësia është një projekt afatmesëm deri në afatgjatë pa përjashtuar asgjë, por pa ‘dhuruar’ gjënë e parë që të del përpara.
Ndërkohë, jeta e Hernandezit zhvillohet në shoqërinë e familjes së tij, streha e tij e vërtetë gjatë këtij viti të gjatë pasiviteti.
Megjithatë ai vazhdimisht ndodhet pranë skuadrave të ndryshme në takime me ekipin e tij për t’u përgatitur për të ardhmen dhe me qetësinë për të bërë zgjedhjet e duhura.