Federico Bernardeschi foli për kalimin e vështirë nga Fiorentina te Juventusi: “Ishte një transferim i rëndë.
Jo vetëm shkoja te Juve, por edhe numri 10 shkonte atje. Isha 23 vjeç, atë mundësi vendosa ta pranoja. Fiorentina më dha shumë, do t’i jem gjithmonë mirënjohës. E dija çfarë do sillte ky hap.
Po të kisha shkuar diku tjetër, zhurma do ishte 30-40% më e vogël. Më bënë një banderolë jashtë ‘Franchi’, me fjalë të rënda. E pranova, të forcon”.
Mbi metodat për ta shtyrë përpara transferimin: “Futa certifikatën mjekësore, nuk shkova në grumbullim. Tratativa ishte thuajse mbyllur, por donin të tregohej sikur gjithçka varej nga lojtari. Ishte vendim i përbashkët”.
Pastaj preku edhe tema jashtë fushe: “Vishja fund dhe thonin që isha gay.
Po edhe sikur të isha, ç’problem do të kishte? Do të isha krenar. Në atë kohë, 20 vjeç, më bënë të vuaj.
Në zhveshtore më tallnin, edhe gazetat shkruanin. Unë vishja fund se më pëlqente.
Duhet të kuptojmë se secili duhet të jetë i lirë të bëjë çfarë do. Opinioni i të tjerëve nuk duhet të jetë kurrë problem”.