Nuk do të luaja për Realin, edhe nëse më jepnin gjithë pasurinë e kësaj bote! Ja kush e thotë

- Bota Sot

Nuk do të luaja për Realin, edhe nëse më jepnin gjithë pasurinë e kësaj bote! Ja kush e thotë

Andrei Arshavini ka shprehur hapur mospëlqimin e tij për Realin e Madridit.

Ish – futbollisti rus ka thënë së fundmi se si një tifoz i Barcelonës humbjet e “los blancos”-ve i japin kënaqësi. Ai ka deklaruar se nuk do ta kishte veshur fanellën e Realit.

“Gjithmonë i kam adhuruar yjet e Barcelonës që kanë veshur numrin 10. Jam një tifoz i Barcelonës…

Nuk do të luaja kurrë për Realin e Madridit, edhe nëse do të më ofronin gjithë pasaurinë e kësaj bote.

Shpresoj që të fitojë Kairati. Çdo humbje e Realit të Madridit është si balsam për zemrën time”, ka deklaruar Andrei Arshavini.



Lexoni të gjitha në Bota Sot