Juventus humbet dy lojtarë të rëndësishëm për ndeshjen e Championsit

- Bota Sot

Juventus humbet dy lojtarë të rëndësishëm për ndeshjen e Championsit

Juventusi do të udhëtojë drejt Spanjës pa Khéphren Thuram për ndeshjen e së mërkurës kundër Villarrealit, e vlefshme për javën e dytë të fazës së grupeve në Champions League.

Mesfushori francez, i detyruar të largohej nga fusha në sfidën ndaj Atalantës për shkak të një shqetësimi në pulpë, provoi një stërvitje individuale para seancës së fundit, por nuk iu bashkua grupit dhe për pasojë nuk u grumbullua.

Në listën e mungesave është edhe Bremer, i cili gjithashtu u largua para kohe nga dueli me Atalantën për një problem në gjurin e majtë. Në të kundërt, trajneri Igor Tudor rikuperon Conceiçao, i cili mungoi ndeshjen e fundit por tashmë është i gatshëm, edhe pse u kursye në stërvitje pavarësisht se punoi me skuadrën.

Para nisjes së seancës, Tudor zhvilloi një bisedë të shkurtër me Manuel Locatellin, që pritet të rikthehet titullar, si dhe me Teun Koopmeiners.

Më pas, trajneri foli me gjithë grupin në prag të sfidës së rëndësishme europiane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot