Fabio Cannavaro është gati të rikthehet si trajner.
Sipas Fabrizio Romanos, italiani mund të rikthehet në menaxhim të një kombëtareje, ku po zhvillon bisedime me Federatën e Uzbekistanit për t’u bërë trajner.
Për Cannavaron, nuk është risi menaxhimi në një kombëtare, pasi që ka qenë trajner i Kinës në vitin 2019.
Ai do të ketë mundësinë e artë të drejtojë në Kampionatin Botëror si trajner, pasi që Uzbekistani tashmë ka siguruar kualifikimin në fazën e grupeve.
Ish-fituesi i Topit të Artë, është i papunë që nga prilli i këtij viti ku ishte shkarkuar nga Dinamo Zagrebi.