Të premten luhet derbi i kreyqytetit

- Bota Sot

Të premten luhet derbi i kreyqytetit

Të premten në orën 19:00, në Kategorinë Superiore do të zhvillohet derbi i kryeqytetit, Partizani – Tirana.

Klubi i kuq do të presë rivalët e përjetshëm në stadiumin “Air Albania”.

Në prag të kësaj sfide, “Tirona Fanatics” kanë bërë thirrje në rrjete sociale përpara kësaj sfide të rëndësishme. 

"Të premten, ora 19:00, e radhës kundër morrave në “Arenën Kombëtare”!

Detajet e kortezhit do të dalin në një njoftim të dytë. Vetëm për TIRONËN!”, shkruan tifogrupi i bardhebluve.

Këta të fundit janë në një gjendje aspak të mirë pasi renditen në vendin e fundit të kampionatit me 2 pikë. Aspak situatë e mirë dhe në kampin e Partizanit që ndodhet në vendin e tetë me 4 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot