Tym në kabinën e pilotit- Pas 35 minutash në ajër, aeroplani që u nis nga Frankfurti u detyrua të kthehej

- Bota Sot

Tym në kabinën e pilotit- Pas 35 minutash në ajër, aeroplani që u nis nga Frankfurti u detyrua të kthehej

Një fluturim i Lufthansës për në Danimarkë përfundoi shumë shpejt, vetëm 35 minuta pasi aeroplani ishte ngritur.

Aeroplani u detyrua të kthehej menjëherë, pasi u krijua tym në kabinën e pilotit. Siç raporton portali i aviacionit “The Aviation Herald “, ekuipazhi menjëherë vuri maska ​​oksigjeni dhe vendosi të kthehej, nga një lartësi prej 6.7 kilometrash, pilotët e ndërprenë fluturimin dhe u kthyen.

Sipas “Flightradar24”, avioni me numër fluturimi LH-842 u nis nga Frankfurti në orën 22:52 me një vonesë prej rreth një ore drejt Billund (Danimarkë).

Aeroplani qëndroi në ajër përafërsisht 35 minutash në ajër, nga aty vetëm një person u lëndua. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot