Conte në hall para ndeshjes me Sporting CP

- Bota Sot

Conte në hall para ndeshjes me Sporting CP

Trajneri i Napoli, Antonio Conte, ka kërkuar ide nga gazetarët në funksion të daljes nga kriza të skuadrës së tij. 

Ekipi napolitan po përballet me krizë serioze lëndimesh para ndeshjes së Champions League kundër Sporting CP.

Skuadra italiane është pa disa lojtarë kyç në mbrojtje. Alessandro Buongiorno dhe Amir Rrahmani janë të lënduar, ndërsa Leonardo Spinazzola dhe Mathias Olivera nuk janë ende gati. Për më tepër, kapiteni Giovanni Di Lorenzo është i pezulluar pas kartonit të kuq në humbjen ndaj Manchester Cityt.

Në humbjen 2-1 ndaj Milan, Conte është detyruar ti inkuadrojë Miguel Gutierrez dhe Luca Marianuccit, megjithatë ky i fundit nuk është i regjistruar për Champions League. 

“Është e qartë që kur mungojnë shumë lojtarë në një repart, menaxhimi bëhet shumë më i vështirë. Do të mundohemi të rikuperojmë Spinazzola dhe Olivera, sepse kjo është situatë shumë serioze”, ka thënë Conte.

I pyetur për ndryshim të sistemit të lojës, trajneri e ka pranuar se opsionet janë shumë të kufizuara.

“Na kanë mbetur vetëm dy qendërmbrojtës, kështu që edhe nëse duam të luajmë me tre pas, nuk kemi të tretin. Ndoshta do të na duhet të marrim rrezik, madje ta përdorim Eljif Elmas si mbrojtës krahu”, është shprehur ai me humor.

Sporting CP e ka e nisur edicionin me fitore 4-1 ndaj Kairat Almaty dhe pritet të jetë test i vështirë për Napoli.

Conte e ka pranuar se ky sezon është shumë më i komplikuar se i kaluari.

“Këtë vit rrugëtimi është i ndërlikuar dhe shumë i vështirë. Kam thënë më herët se do të përballemi me sfida të mëdha, dhe kur të vijë koha e vështirë, ndoshta dikush do të kuptojë se ajo që thashë nuk ishte e kotë”, është shprehur ai..



Lexoni të gjitha në Bota Sot