Interi synon të vazhdojë rrugën e fitoreve në Champions!
Interi ka lënë pas startin me luhatje të sezonit.
Pasi ka përforcuar pozitat në kampionatin italian, tashëm kërkon që të konfirmohet edhe në Ligën e Kampioneve.
Pasi kanë fituar 2:0 sfidën e parë ndaj Ajaksit, zikaltrit duan të përsëritin veten edhe ndaj Slavias së Pragës, në një duel që e luajnë në shtëpi përballë tifozëve të tyre, me shpresën që të mundin çekët dhe të vazhdojnë rrugëtimin mes ekipeve kryesuese në grupin e përbashkët.