Sulmuesi tani ndjek legjendën e Realit

- Bota Sot

Sulmuesi tani ndjek legjendën e Realit

Kylian Mbappe i ka bërë një start të jashtëzakonshëm këtij sezoni në Ligën e Kampioneve, me 5 gola në dy ndeshje, duke u konfirmuar si një nga golashënuesit më të mirë të historisë së këtij turneu.

Me tre golat e shënuar sot përballë  Kairat Almati në transfertë, sulmuesi francez arriti në kuotën e 60 golave në Ligën e Kampioneve, duke qenë trashmë i vetëm si golashënuesi i 6 më i mirë i të gjitha kohëve të turneut.

Ai ka shënuar 6 gola me Monako, 42 me PSG dhe 12 me Real Madrid në këtë turne, duke arritur shifrën e 60 golave.

Pasi është shkëputur nga Tomas Myler, i cili ishte ndalur në kuotën e 57 golave, për Mbape objektivi për t’u arritur është spanjolli Raul. Ky i fundit ka shënuar 71 gola në Ligën e Kampioneve ku ka veshur për shumë vite fanellën e Real Madrid.



Lexoni të gjitha në Bota Sot