Maqedonia e Veriut ka barazuar me rezultat 2:2 me Sllovakinë në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Bratisllavë.
Futbollistët shqiptarë janë protagonistë të këtij barazimi.
Mustafi (26’) dhe Iljazi (44’) realizuan për Maqedoninë.
Në kohën shtesë portieri Trajkov i Maqedonisë priti penalltinë dhe ishte një nga kontribuesit e rezultatit pozitiv kundër Sllovakisë.