Liga e Kampionëve: Derbi Barcelona – PSG ndez mbrëmjen evropiane

- Bota Sot

Liga e Kampionëve: Derbi Barcelona – PSG ndez mbrëmjen evropiane

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me një program të pasur ndeshjesh, ku spikat supersfida mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain. Përballja e gjiganëtve evropian pritet të jetë një nga më të ndezurat e fazës së ligës, pasi dy skuadrat kërkojnë një fitore që mund të peshojë shumë për vazhdimin e rrugëtimit.

PSG udhëton drejt Katalonisë me disa mungesa të rëndësishme, por gjithsesi me yje të mëdhenj në dispozicion të Luis Enrique. Në krahun tjetër, Barcelona është në formë të mirë dhe synon të shfrytëzojë mbështetjen e publikut për të marrë një fitore prestigjioze. Ky duel pritet të vendoset nga detajet, duke pasur parasysh balancën e forcave mes dy ekipeve.

Përveç derbit të madh në Spanjë, mbrëmja sjell edhe disa duele të tjera të forta:

Arsenal – Olympiacos, Bayer Leverkusen – PSV, Dortmund – Athletic Bilbao, Monaco – Manchester City, Napoli – Sporting CP, Villarreal – Juventus.

Ndërsa, programi hapet në orën 18:45 me dy ndeshje interesante: Qarabag – FC Copenhagen dhe Royale Union SG – Neëcastle, që pritet të japin tonin e një nate të zjarrtë futbolli në kontinentin e vjetër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot