Legjenda e Liverpoolit ka një sugjerim për Arne Slot

- Bota Sot

Legjenda e Liverpoolit ka një sugjerim për Arne Slot

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka sugjeruar që Florian Wirtz të mos jetë më pjesë e formacionit titullar të skuadrës së Arne Slot.

Kjo vjen pas humbjes 0-1 ndaj Galatasaray në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku “Reds” zhgënjyen me paraqitjen e tyre.

Mesfushori gjerman, i transferuar këtë verë nga Bayer Leverkusen, ka arritur të kontribuojë vetëm me një gol të përfshirë në nëntë ndeshje deri më tani. Për Carragherin, kjo është tregues i mungesës së ekuilibrit në mesfushë.

“Nuk mendoj se skuadra ka ekuilibrin e duhur tani. Në këtë kuptim, Florian Wirtz bie në sy. Ai nuk është shumë në formë. Është një djalë i ri që u transferua në një ligë të re dhe ende ka shumë kohë për t’u përshtatur si lojtar i Liverpoolit”, deklaroi Carragher.

“Por tani për tani, mendoj se ai duhet të hiqet nga formacioni në mënyrë që Liverpooli të kthehet në atë që ishte sezonin e kaluar, dhe pastaj të ecë përpara, të fitojë vetëbesim dhe të forcojë mbrojtjen.”

“Sepse tani për tani është një rrëmujë. Nuk ka të bëjë as me humbjet apo disfatat. Thjesht ka ndodhur që nga ndeshja e parë”, tha ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher.



Lexoni të gjitha në Bota Sot