Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropë, Champions League, do zhvillojë këtë mbrëmje nëntë ndeshjet e mbetura për raundin e dytë të fazës së ligës.
Me fillim nga ora 18:45 luhen Qarabag - FC Copenhagen dhe Royale Union - Newcastle.
Ndërkohë në orën 21:00 do luhen shtatë ndeshjet e tjera. Në Londër, Arsenali pret Olympiacos, teksa Barcelona luan kundër PSG-së në një sfidë që mund të quhet pa frikë edhe si një finale e parakohshme.
Te Barça trajneri Flick nuk do ketë të gatshëm Joan Garcia, Gavi, Fermin Lopez, Raphinha apo ter Stegen. Nga ana tjetër, kampionët në fuqi, PSG, do duhet të bëjë pa fituesin e Topit të Artë, Ousmane Dembene, si edhe Doue, Kamara, Kvaratskhelia apo Marquinhos.
Në Ceramica, Villarreal luan kundër Juventusit.
Spanjollët nuk do kenë shtatë futbollistë për shkaqe lëndimi, ndërsa Zonja e Vjetër ende nuk ka të gatshëm Bremer, Milik, Miretti apo Thuram.
Në përballjet e tjera, Dortmund pret Bilbaon, Manchester City luan kundër Monacos në Principatë, teksa Napoli pret Sportingun në Maradona.
Kryemadhi: Jam e pasur! Mamaja ime ka pasur kushërinj jashtë shtetit, që në 1995 kishim prona me qira
Champions League, raundi 2 - e mërkurë, 01 tetor 2025
18:45
Qarabag - FC Copenhagen
Royale Union SG - Newcastle
21:00
Arsenal - Olympiacos
Barcelona - PSG
Bayer Leverkusen - PSV
Dortmund - Athletic Bilbao
Monaco - Manchester City
Napoli - Sporting Lisbone
Villarreal - Juventus