Anis Mehmeti i jep mesazh në distancë Silvinjos, Shpendi protagonist

- Bota Sot

Anis Mehmeti i jep mesazh në distancë Silvinjos, Shpendi protagonist

Anis Mehmeti po përjeton formën e tij më të mirë në karrierë.

Anësori shqiptar e ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer, teksa deri më tani numëron 4 gola dhe 3 asiste me fanellën e Bristolit.

Mehmeti vazhdon t’i japë mesazh në distancë Silvinjos se e meriton një ftesë në Kombëtaren kuqezi.

Lojtari i Bristolit dha asistin për Atkinsonin në barazimin 1-1 kundër Ipsuiç Taunit.

Ai mbetet një pikë kyçe për skuadrën angleze, e cila synon ngjitjen në Premier Ligë.

Ndërkohë, në krahun tjetër edhe Kristian Shpendi ka qenë protagonist me skuadrën e tij mbrëmjen e sotme.

Sulmuesi shqiptar dha asist në minutën e 76, vetëm 6 minuta pasi hyri në fushën e lojës. Megjithatë, goli që nisi nga këmbët e Shpendit në fund i vlen vetëm statistikave, pasi  Çezena humbi me shifrat 3-1 kundër Frozinones.



Lexoni të gjitha në Bota Sot