Faqja finlandeze shkruan për Zidanen, kampionin e Kosovës dhe për lojtarin më të shtrenjtë

- Bota Sot

Faqja finlandeze shkruan për Zidanen, kampionin e Kosovës dhe për lojtarin më të shtrenjtë

Skuadra finlandeze KuPS është gati për sfidën (nesër, 18.45) me kampionin e Kosovës, në ndeshjen e xhiros së parë të Conference League në futboll.

Finlandezët paraqesin fakte për klubin e Dritës. 

“A i dini këto dhjetë fakte rreth FC Dritës?”, shkruan në faqen e skuadrës KuPS.

“Në hapje është një kundërshtar të paktën paksa mister për tifozët finlandezë të futbollit.

Klubi i Kosovës udhëhiqet nga forcat e trajnerëve nga Maqedonia.

Trajneri kryesor është Zekirija Ramadani.
KuPS është kundërshtari i dytë finlandez i Dritës në historinë e klubit në garën evropiane.

Në sezonin 2022–2023, skuadra nga Kosova eliminoi FC Inter Turku në raundin e parë kualifikues të Conference League me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Ndeshjet që ka luajtur më së shumti me fanellën e FC Drita është Artan Latifi.

Ish portieri i Kosovës e veshi fanellën e Dritës në gjithsej 241 ndeshje në karrierën e tij.

Në repartin e mesfushës së skuadrës ka një Zidane . Jo ai Zidane që mendoni.

Në këtë rast, është 19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, Ben Zidane.

Drita mposhti KF Dukagjin 3:1 në ndeshjen e fundit të tyre në Superligën e Kosovës.

Transfermarkt, një faqe interneti e specializuar për transferimet dhe statistikat e lojtarëve, vlerëson se mesfushori 26-vjeçar Albert Dabiqaj është lojtari më i vlefshëm i Dritës, prej 600,000 eurosh.

Mosha mesatare e ekipit FC Drita është 26.9 vjeç. Pra, ky është një grup relativisht me përvojë.

Ekipi ka gjithsej 14 kombësi të ndryshme.

Drita vjen nga qyteti i Gjilanit në Kosovë, i cili ka popullsinë e tretë më të madhe në të gjithë Kosovën, rreth 82,000 banorë.

Futbollisti 35-vjeçar me përvojë, Besnik Krasniqi, duket se është specialisti i penalltive te Drita.

Veterani shënoi dy herë nga penalltia në kualifikueset e Evropës”, shkruan mes të tjera në faqen e klubin finlandez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot