Mediumit serb ende i djeg për lojtarin shqiptar, që la Serbinë për Kosovën

- Bota Sot

Mediumit serb ende i djeg për lojtarin shqiptar, që la Serbinë për Kosovën

Futbollisti Arton Zekaj kishte zgjedhur kombëtaren e Kosovës në vitin 2019. 

Kjo i kishte çartur disa media në Serbi.

Mediat në Serbi ende vajtojnë futbollistin shqiptar, madje “Kurir” sot i kishte kushtuar një shkrim Zekajt.

Ky farë mediumi që është satelit i Vuçiqit vajton dhe pyet se çfarë po bën Zekaj sot.

“Ku është Arton Zekaj dhe çfarë po bën sot?

Në fillim të vitit, ai u largua nga Hisperang nga Luksemburgu dhe që atëherë nuk ka pasur një klub. 

Vlera e tij është 0 euro sipas vlerësimit të Transfermarkt.

Para kësaj, ai luajti për Tisën nga Adorjan, dhe para kësaj, pati një ndërprerje në karrierën e tij.

Në përgjithësi: historia serioze e futbollit për këtë djalë ndoshta ka mbaruar, dhe në moshën 25 - vjeçare.

A mund të kishte qenë ndryshe? Absolutisht. Sidomos nëse e dimë që Zekaj ishte një nga talentet më të mëdhenj të gjeneratës së tij në vitin 2000. Se Lille franceze e "mori" dhe kishte plane serioze për të...

Si shkoi transferimi nga Beogradi në Prishtinë?

Federata e Futbollit e Kosovës e ngriti të gjithë historinë në nivelin e FIFA-s dhe këmbënguli që tu lejohej angazhimi i Zekajt...”, shkruan media serbe.

"FIFA i kërkoi FF të Serbisë që ta lejonte Zekajn të luante për Kosovën.

Nëse Federata Serbe nuk përgjigjet pozitivisht, Zekaj automatikisht fiton të drejtën për të luajtur për Kosovën", kishte thënë Sojeva.

“Pastaj, në llogarinë zyrtare në Twitter të Federatës së Futbollit të Kosovës, u njoftua se "Federata Serbe e Futbollit refuzon ta lirojë Zekajn dhe për këtë arsye është nën presion nga FIFA", por se Prishtina shpreson që mesfushori 19-vjeçar të paraqitet në ndeshjet e ardhshme", kujton me shqetësim historinë e para 6 viteve ky farë mediumi serb, duke shtuar: Kjo është ajo që ndodhi.

Në datën simbolike të 9.9.2019, ai debutoi për Kosovën dhe më pas luajti pesë ndeshje për përzgjedhjen U-21”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot