Manchester City ka merr lajme të mira para ndeshjes së sotme në Champions League kundër Monacos. Rodri dhe Rayan Cherki janë rikthyer në stërvitjen e ekipit të parë, duke i dhënë një nxitje të dyfishtë trajnerit Pep Guardiola.
Mesfushori spanjoll mungoi në fitoren 3-1 ndaj Burnley-t fundjavën e kaluar, pasi kishte shqetësime në gjurin ku vuajti një dëmtim të ligamentit sezonin e shkuar.
Por Guardiola konfirmoi se gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm dhe se ai është gati për lojë:
“Po, Rodri ndihet shumë më mirë se në ndeshjen me Burnley”, tha tekniku katalanas, duke dhënë sinjale se fituesi i Topit të Artë 2024 do të jetë titullar sot.
Ndërkohë, sulmuesi francez Rayan Cherki, i transferuar këtë verë nga Lyon për 34 milionë euro, nuk është aktivizuar që prej gushtit, kur pësoi një dëmtim në sfidën kundër Tottenhamit. Ai pritet të jetë sot në stol dhe të marrë minutat e para si lojtar i City-t në Champions League.