Pas kthimit të Curva Sud, duket se edhe tifozët e Curva Nord janë gati të rikthehen në mbështetje aktive në San Siro. Në fillim të kampionatit, të dyja tribunat kishin bojkotuar për shkak të ndalimit të flamujve, banderolave dhe listave të padëshiruarve, masa të vendosura nga klubi.
Tani klima po ndryshon: Curva Sud ka rifilluar këngët dhe koreografitë pas disa kompromisesh të arritura me drejtuesit. Nga ana tjetër, Curva Nord gjatë sfidës me Sasuolon u ul në vendin e vet, por pa kënduar, për të treguar gatishmërinë për dialog.
“Ne presim përgjigje nga shoqëria, kërkojmë vetëm të bëjmë tifo me ngjyrat tona,” u shpreh kreu i ultrave Nino Çiçareli.
Sipas gjasave, marrëveshja për rikthimin e banderolave, flamujve dhe tambureve do të konkretizohet së shpejti.