Problemet po shtohen. Natyrisht, Shqipëria nuk ka më pak, por edhe trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq, është me dhimbje koke.
Pas lëndimit të mbrojtësit që luan për Lejpzigun, Kosta Nedelkoviç, dhe pas mungesës për shkak pezullimi të dy futbollistëve të tjerë, në dispozicion nuk do të jetë as lojtari Cërvena Zvezdës, Aleksandar Katai.
Ata nuk do të kenë mbrojtësin dhe kapitenin Milenkoviq që mori karton të kuq ndaj Anglisë në sfidën e kaluar në shtator, si dhe mesfushori Llukiç që u pezullua pasi mori një tjetër të verdhë.
Ndeshja në Leskovc me 11 tetor do të luhet me 20 për qind kapacitet më pak, pra me 6500 tifozë në vend të 8100 pas vendimit të FIFA-s për ta dënuar Federatën Serbe.