Paulo Dybala aktualisht mungon për shkak të një dëmtimi në kofshë, por pas pushimit ndërkombëtar pritet të rikthehet në dispozicion të trajnerit Gian Piero Gasperini.
Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2026, por të dyja palët janë të vendosura ta zgjasin bashkëpunimin, madje po shqyrtohet edhe një marrëveshje afatgjatë që mund të përfundojë karrierën e La Joyas në kryeqytet.
Vitin e kaluar, Dybala kishte refuzuar një ofertë prej 20 milionë eurosh nga kampionati arab, duke treguar besnikëri ndaj Romës dhe dëshirë për të vazhduar projektin e tij në Itali.
Sipas “Corriere dello Sport”, tetori është muaji i rinovimeve të kontratave dhe agjenti i Dybalas, Carlos Novel, pritet të mbërrijë në Romë deri në fund të muajit për të takuar Frederic Massara dhe Claudio Ranieri.
Diskutimi kryesor do të jetë pagëzimi i kontratës dhe zgjatja e saj.
Aktualisht, Dybala fiton 8 milionë euro neto në sezon, një shifër e konsiderueshme për një klub që respekton rregulloret e Fair Play Financiar dhe synon të ulë kostot e pagave.
Nga ana e tij, Dybala duket i gatshëm të bëjë një sakrificë të vogël për pagën, në këmbim të një kontrate 3-4-vjeçare që do t’i siguronte të ardhmen në Romë.
Kjo do të thotë se marrëdhënia mes lojtarit dhe klubit është e destinuar të vazhdojë, duke shënuar një kapitull të gjatë në karrierën e tij italiane, ku është pjesë e Romës që nga viti 2022.