Fitorja e madhe e Galatasarayt ndaj Liverpoolit në Champions League vazhdon të sjellë entuziazëm te tifozët turq, ndërsa vetë klubi nuk e ka fshehur gëzimin.
Në një postim në rrjetin social X, skuadra turke publikoi një foto ku shihet një lojtar i Liverpoolit i dëshpëruar, ndërsa futbollistët e Galatasarayt festojnë golin vendimtar.
Në përshkrimin e fotos, klubi nga Stambolli ironizoi me himnin historik të “The Reds”, duke shkruar në anglisht: “You’ll never walk alone, but sometimes you walk out without points”
Që në shqip përkthehet: “Nuk do të ecësh kurrë vetëm, por ndonjëherë largohesh pa pikë”.
Një mesazh thumbues që ndezi rrjetet sociale dhe shtoi festën në Stamboll, ku tifozët vazhdojnë të shijojnë triumfin e arritur ndaj një prej gjigantëve të futbollit europian.