Rodri drejt largimi nga City

- Bota Sot

Rodri drejt largimi nga City

Manchester City po planifikon lëvizjet e ardhshme për repartin e mesfushës, ndërsa Rodri vazhdon të jetë nën vëzhgimin e Real Madridit, që e sheh spanjollin 29-vjeçar si objektiv afatgjatë.

Për këtë arsye, drejtuesit e “qytetarëve” kanë nisur të kërkojnë alternativa, dhe një emër që ka tërhequr vëmendjen e tyre është ai i Aleksandar Pavloviq, talenti i ri i Bayern Munich.

Sipas asaj që raporton Caught Offside, City ka shfaqur interes serioz për mesfushorin 21-vjeçar, i cili është rikthyer së fundmi titullar pas një dëmtimi në fytyrë (frakturë e orbitës). Paraqitjet e tij në Bundesliga kanë bërë jehonë, ndërsa Pep Guardiola e sheh si lojtarin e duhur për stilin e tij të lojës.

Edhe pse nuk përjashtohet që City të testojë terrenin me një ofertë të parë në merkaton e janarit, negociatat nuk do të jenë të thjeshta. Pavlovic ka rinovuar vetëm një vit më parë dhe kontrata e tij me Bayern skadon në 2029.

Manchester City pra e sheh Pavlovicin si një investim për të ardhmen, por për momentin gjithçka varet nga lëvizjet e ardhshme të Real Madridit për Rodrin dhe qëndrimi i Bayern Munich në tryezën e negociatave.



Lexoni të gjitha në Bota Sot