Shqipëria e njeh mirë dënimin me Serbinë, e mbushi stadiumin e dënuar

- Bota Sot

Shqipëria e njeh mirë dënimin me Serbinë, e mbushi stadiumin e dënuar

Serbia u dënua nga FIFA për të mbyllur 20% të kapacitetit të stadiumit për ndeshjen me Shqipërinë, për shkak të trazirave të shkaktuara në ndeshjen që serbët zhvilluan kundër Anglisë pak javë më parë.

Ndërkohë, një dënim të tillë Shqipëria e njeh mirë, duke qenë se në qershor, pikërisht kundër Serbisë, ishte 20% i kapacitetit i mbyllur.

Megjithatë, ashtu si Serbisë, FIFA i lejoi edhe Shqipërisë që këtë pjesë të mbyllur, ta mbushte me fëmijë, familje apo edhe komunitete të ndryshme të cilat do të duheshin të shpalosnin mesazhe kundër racizmit apo dhunës.

Në ndeshjen kundër Serbisë, pas porte nuk kishte ultras e për këtë arsye, “Tifozat Kuqezi” vendosën që të mos merrnin pjesë duke e lënë stadiumin në heshtje të plotë.

Diçka e tillë, pritet që të bëhet edhe nga Serbia në ndeshjen kundër kuqezinjve, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në tribunat përballë, të ketë shumë ultras dhe mesazhe me nota politike, gjë e cila ndodh gjithmonë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot