Interi fitoi me lehtësi me Slavian e Pragës në Ligën e Kampioneve dhe vazhdoi rrugëtimin në këtë turne me suksesin e dytë në po aq ndeshje të luajtura, por fitorja në “San Siro” ka kaluar pa telashe të mëdha për zikaltrit.
Shkak është bërë një problem i Markus Turam, i cili kishte dëmtim në bicepsin femural të këmbës së majtë. Vizitat e kryera sot kanë treguar se problemi është më i madh se sa mendohej fillimisht dhe lojtari do të mungojë për një periudhë të gjatë, rreth 1 muaj.
Ndaj Kremonezes këtë fundjavë, Kivu do të kthejë në rreshtimin titullar Boni.
Më pas e ka radhën pushimi për ekipet kombëtare, te të cilat Turam do të mungojë si pasojë e dëmtimit.
Por edhe më pas, rrezikohet që të mungojë në ndeshjet me Romën apo Union SG. Objektivi është të rikuperohet për ndeshjen direkte ndaj Napolit me 25 tetor.