Carragher shpërthen pas humbjes së Liverpoolit

- Bota Sot

Carragher shpërthen pas humbjes së Liverpoolit

Jamie Carragher, ish-mbrojtës legjendar i Liverpoolit, ka reaguar ashpër pas humbjes së “The Reds” në fushën e Galatasaray-t, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League.

“Ky nuk është Liverpooli i madh. Aktualisht nuk po shoh futboll, por basketboll. Loja është thjesht nga njëra anë në tjetrën dhe nuk besoj se ekipet e nivelit të lartë luajnë kështu.

E kam thënë që në fillim, edhe pse trajneri sigurisht di më shumë se unë. Slot është një teknik i madh, por tani ka ardhur momenti që ai të tregojë pse është këtu dhe të meritojë pagën që merr.”

“Liverpooli i vitit të kaluar ishte një skuadër punëtore, e ekuilibruar. Tani është shtuar pak ‘pluhur yjesh’, por nuk është fituar asgjë në sulm dhe është humbur shumë në mbrojtje.”

Kritika të ashpra mori edhe Florian Wirtz, për të cilin Carragher mendon se nuk është ende gati për të bërë diferencën:

“Është një djalosh i ri, me të ardhme të madhe te Liverpooli, por tani për tani nuk duhet të luajë. Ka kohë për t’u zhvilluar, nuk mund të mbajë peshë në këtë moment.”

Deklaratat e Carragher kanë ndezur debat në Angli, ndërsa presioni mbi Arne Slot po rritet pas një fillimi zhgënjyes të fushatës europiane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot