Skënderbeu U19 fitoi 5:0 ndaj Inter Eskaldes U19 në “UEFA Youth League”.
Korçarët kualifikohen kështu në gjysmëfinalet kualifikuese ku gjejnë pikërisht Aston Vilën U19.
Skënderbeu e kishte siguruar kualifikimin që në takimin e parë. Sfida në Andorrë u fitua 10:0 nga kampionët e Shqipërisë për grupmoshën U19.
Bardhekuqtë e kishin të lehtë edhe sot ku zhbllokimi i rezultatit erdhi nga Pinto me autogol.
Më pas edhe Nasto me Shkëmbin shënuan në stadiumin “Skënderbeu”.
Fidel Korçari realizoi dopietë në këtë takim.
Sfida e radhës do të jetë përballë Aston Vilës, pikërisht më 22 tetor dhe 5 nëntor.
Skënderbeu U19 5:0 Inter Eskaldes U19
3’(ag) Pinto, 7’ Nasto, 26’ Shkëmbi, 40’, 86’(p) Korçari