Lewandowski në stol, Torres në sulm

- Bota Sot

Lewandowski në stol, Torres në sulm

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidave të mbrëmjes në Champions League, vëmendja është padyshim te supersfida Barcelona-PG. Të dyja ekipet vijnë me mungesa të mëdha sonte, por janë plot yje të tjerë në fushë.

Për katalanasit mungojnë Joan Garcia, Fermin Lopez, Raphinha, pa harruar dhe Gavi-n dhe Ter Stegen. Për parizienët padyshim mungesa më e madhe është fituesi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembele, pa harruar këtu Marquinhos, Kvaratskhelia dhe Desire Doue.

Hansi Flick ka filluar sërish në sulm me Ferran Torres, nga minuta e parë dhe Dani Olmo me Marcus Rashford. Ndërsa Luis Enrique ka hedhur nga minuta e parë dy sulmuesit e rinj, 17-vjeçarin Ibrahim Mbaye dhe 19-vjeçarin Senny Mayulu dhe plotëson treshen Bradley Barcola.

BARCELONA: Szczęsny; Koundé, Eric García, Cubarsí, Gerard Martín; De Jong, Pedri; Lamine Yamal, Dani Olmo, Rashford; Ferran Torres.

PSG: Chevalier; Hakimi, Zabarnyi, Pacho, Nuno Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Mbaye, Mayulu, Barcola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot