I dëmtuar dhe jashtë fushave të lojës deri në muajin nëntor, Ardon Jashari ka shfrytëzuar ndeshjen e Champions League mes Atalantës dhe Club Brugge për të vizituar ish–skuadrën e tij.
Mesfushori i Milanit, i cili aktualisht është në fazë rikuperimi, u pa në tribunat e “New Balance Arena” në Bergamo, duke ndjekur nga afër lojën dhe duke i mbështetur belgët.
Pas ndeshjes, Jashari zbriti edhe në dhomat e zhveshjes për të përshëndetur ish–shokët e skuadrës, në një moment emocionues që klubi i Brugge e ndau me tifozët përmes rrjeteve sociale.
Ky gjest i Jasharit tregon lidhjen e fortë që ai ruan me Brugge, klubin ku spikati përpara transferimit te Milani dhe që mbetet një kapitull i rëndësishëm në karrierën e tij.