Roko Vata dhuron shou në kampionatin anglez

- Bota Sot

Roko Vata dhuron shou në kampionatin anglez

Roko Vata po tregon se është një nga talentet më premtues.

Sulmuesi 19-vjeçar i Uatford-it ishte protagonist absolut në ndeshjen e vlefshme për Championship ndaj Portsmuthit, duke dhuruar një performancë për t’u duartrokitur.

I aktivizuar nga stoli në minutën e 35-të, në vendin e Irakundës, Vata solli menjëherë gjallëri në repartin ofensiv. Në minutën e 46-të, ai dhuroi një asist të saktë për shokun e skuadrës, Louza, duke hapur rrugën e fitores. 

Vetëm 10 minuta më pas, në të 56-ën, shqiptari gjeti edhe golin personal me një finalizim të shkëlqyer me gjoks.

Kjo paraqitje e forcon edhe më shumë pozitën e tij në skuadër dhe është një sinjal i qartë për potencialin e madh që zotëron talenti shqiptar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot