Lojtari belg barazon Zidanin dhe Iniestën

- Bota Sot

Lojtari belg barazon Zidanin dhe Iniestën

Kevin De Bruyne vazhdon të shkruajë historinë e tij në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori belg ka arritur në 26 asiste, duke barazuar legjendat Zinedine Zidane dhe Andres Iniesta në vendin e pestë të renditjes së mesfushorëve me më shumë pasime vendimtare në kompeticionin më prestigjioz europian.

Përpara tij qëndrojnë vetëm emra të mëdhenj: Rajan Gigs (41), Angel Di Maria (38), Devid Bekham (36) dhe Ksavi Hernandez (31).

Me vizionin e tij unik dhe aftësinë për të vendosur ndeshje të mëdha, De Bryjn konfirmon statusin si një nga mesfushorët më të mëdhenj të kohëve moderne.



Lexoni të gjitha në Bota Sot