De Bruyne: Nuk kam problem me Conten

- Bota Sot

De Bruyne: Nuk kam problem me Conten

Kevin De Bruyne ka mohuar zërat për një përçarje me trajnerin Antonio Conte, pas fitores së Napolit 2-1 ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori belg, i cili kishte reaguar me nervozizëm kur u zëvendësua në ndeshjen kundër Milanit, tha se marrëdhëniet me Conten janë të mira. “Me Conten nuk ka pasur kurrë problem. Jam fitues, dua të luaj dhe të bëj diferencën”, deklaroi ai për Sky Sport.

De Bruyne ishte vendimtar në triumfin e Napolit, duke asistuar të dy golat e Rasmus Hojlund. Ai shpjegoi edhe rolin e tij në skemën e Contes, duke theksuar se shpesh lëviz në qendër, ndërsa shokët e skuadrës ndryshojnë pozicione në sulm.

Belgu iu bashkua Napolit këtë verë pas përfundimit të kontratës me Manchester Cityn dhe deri tani ka qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit italian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot