Drita fillon rrugëtimin në Ligën e Konferencës - takohet me KuPS në Finlandë

- Bota Sot

Drita fillon rrugëtimin në Ligën e Konferencës - takohet me KuPS në Finlandë

Një kapitull i ri nis sot për kampionin në fuqi të Kosovës, FC Dritën, ku do të luaj për herë të parë në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Gjilanasit tanimë kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën e ligës, derisa do të nisin aventurën në Finlandë.

Ndeshja e parë e Dritës zhvillohet në Tampere të Finlandës, ku skuadra vendase KuPS është mikpritëse.

Sfida mes KuPS dhe Dritës nis me fillim nga ora 18:45 dhe dy skuadrat kërkojnë vetëm fitoren.

Vendasit shihen si favorit në letër dhe kërkojnë fitoren, derisa gjilanasit synojnë të shkaktojnë befasi. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot