Sulmuesit e Real Madridit, Rodrygo dhe Vinicius Jr., janë rikthyer në kombëtaren e Brazilit për miqësoret e tetorit kundër Koresë së Jugut dhe Japonisë.
Neymar mungon për shkak të një dëmtimi në kofshë, ndërsa nga lista mungojnë edhe Alisson, Marquinhos dhe Raphinha për arsye lëndimesh. Në skuadër është rikthyer mbrojtësi Eder Militao, pas një dëmtimi të gjatë në gju.
Brazili do të luajë më 10 tetor ndaj Koresë së Jugut në Seul, ndërsa më 14 tetor do të përballet me Japoninë në Tokio.
Lista e Brazilit
Portierë: Bento, Ederson, Hugo Souza
Mbrojtës: Caio Henrique, Carlos Augusto, Douglas Santos, Eder Militao, Fabricio Bruno, Gabriel Magalhaes, Beraldo, Vanderson, Wesley
Mesfushorë: Andre, Bruno Guimaraes, Casemiro, Joao Gomes, Joelinton, Lucas Paqueta
Sulmues: Estevao, Gabriel Martinelli, Igor Jesus, Luiz Henrique, Matheus Cunha, Richarlison, Rodrygo, Vinicius Jr.