Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” do të luhet derbi i kryeqytetit, sfida Partizani-Tirana..
Trajneri i bardhebluve, Roberto Bordin, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër rivalëve të qytetit. Tirana po kalon një moment të vështirë, por Bordin beson se derbi do të jetë pika e kthesës.
“Besoj erdhi ora për të fituar, duke pasur parasysh edhe moralin që lojtarët kanë shfaqur, duke parë edhe ndeshjen e fundit që kemi bërë, ku meritonim të fitonim, gjithashtu edhe për klasifikimin që është shumë i rëndësishëm, por fitorja në derbi ka tjetër rëndësi dhe tjetër moral për skuadrën.
Për fat të keq është moment i vështirë edhe pse bëmë një ndeshje të mirë kundër Dinamos por nëse nuk merr pikë, s’është përgjegjësia ime të mendoj për të tjerët dhe për të merituar një klasifikim më të mirë, duhet të japim edhe më shumë”, ka thënë mes të tjerash Bordin.