Thomas Muller bëhet lojtari gjerman me më shumë trofe në histori

- Bota Sot

Thomas Muller bëhet lojtari gjerman me më shumë trofe në histori

Sulmuesi i famshëm, Thomas Muller, fitoi trofeun e tij të parë të klubit jashtë Bayern Munichut dhe u bë futbollisti gjerman më i titulluar në historinë e futbollit.

Gjermania ka nxjerrë kaq shumë kampionë të mëdhenj të futbollit, por Thomas Muller i ka tejkaluar të gjithë. Mbrëmë ai fitoi trofeun e tij të 35-të në karrierë.

Edhe pse të gjithë prisnin që ai t’i jepte fund karrierës pasi të largohej nga Bayern, klubi i tij i vetëm në jetë, të paktën deri këtë verë, Muller e habiti botën dhe u transferua në Kanada. Klubi i tij i ri është Vancouver Whitecaps.

Jo vetëm që filloi të luante për Vankuverin, por menjëherë fitoi një trofe.

Ai u bë kampion i Kanadasë duke mposhtur rivalin e qytetit Vancouver FC me rezultatin 4-2 në ndeshjen e fundit të ‘play-off’-it.

Muller shënoi një gol nga pika e bardhë për ta bërë rezultatin 2-0 dhe asistoi më pas, duke u larguar nga loja në minutën e 79-të. Ai kontribuoi në fitimin e trofeut dhe në të njëjtën kohë u bë futbollisti gjerman që fitoi më shumë trofe në histori.

Ky është trofeu i 35-të në karrierën e tij për sulmuesin e famshëm, duke tejkaluar Toni Kroos, me të cilin ndante vendin e parë deri dje.

Ky 36-vjeçar ka fituar 13 trofe të kampionatit gjerman me Bayernin, dhe ndër trofetë e tij më të rëndësishëm, ai ka edhe titullin e Kupës së Botës me Gjermaninë dhe dy Liga të Kampionëve me bavarezët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot