Transfertat kthehen në mallkim për Juventusin

- Bota Sot

Transfertat kthehen në mallkim për Juventusin

Ndryshojnë trajnerët, por jo rezultati. Juventus vazhdon të vuajë larg Italisë në ndeshjet e Champions League dhe edhe me Igor Tudor në stol, situata nuk ndryshoi.

Ashtu si me Allegri dhe Thiago Motta më parë, problemi i ndeshjeve në transfertë mbetet i pazgjidhur.

Në sfidën ndaj Villarrealit, bardhezinjtë dhanë përshtypjen se kishin në dorë ndeshjen pasi përmbysën rezultatin me një pjesë të dytë të shkëlqyer.

Megjithatë, pas 45 minutave të para të dhuruara kundërshtarit, në fund u ndëshkuan me golin e ish-it Renato Veiga nga një goditje standarde. Ironia është se pak çaste më parë, David kishte goditur traversën që do ta kishte mbyllur ndeshjen në 3-1 për Juve.

Rezultati 2-2 ndaj Villarrealit është vetëm pasqyra e një tendence negative të Juventusit larg shtëpisë.

Në 10 ndeshjet e fundit në Champions League në transfertë, torinezët kanë marrë vetëm një fitore – atë të jashtëzakonshme por edhe iluzore kundër Leipzigut sezonin e kaluar (3-2 me Thiago Mottën në stol). Bilanci tjetër është zhgënjyes: 5 barazime dhe 4 humbje, mes tyre disfatat e rënda ndaj Maccabi Tel Aviv dhe PSV Eindhoven.

Rezultatet e fundit të Juventusit në transfertë në Champions League:

Villarreal – Juventus 2-2

PSV – Juventus 3-1

Club Brugge – Juventus 0-0

Aston Villa – Juventus 0-0

Lille – Juventus 1-1

Leipzig – Juventus 2-3

Benfica – Juventus 4-3

Maccabi – Juventus 2-0

PSG – Juventus 2-1

Villarreal – Juventus 1-1



Lexoni të gjitha në Bota Sot