Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, këmbëngul se nuk ka probleme disiplinore te skuadra e tij, pavarësisht kartonit të tretë të kuq në katër ndeshje.
“Gjithmonë më pëlqen të shoh ndeshje ku luajmë 11 kundër 11“, tha Maresca.
“Disa kartona të kuq ishin për veprime të këqija, ndërsa ai i Robert Sanchez kundër Manchester United nuk është për një veprim të keq, është thjesht sepse ai dëshiron të mbrojë portën”, tha më tej italiani.
Maresca, shtoi: “Për kartonin e dytë të verdhë ndaj Benfica, nuk mendoj se Joao Pedro e preku lojtarin tjetër, por dinamika e veprimit është e rrezikshme”.
“Për mua personalisht, nuk është ndonjë shqetësim apo problem, është vetëm një moment që ndoshta duhet të zgjedhësh një opsion tjetër dhe ta shmangësh”, tha Maresca.
“Ndonjëherë është më mirë të pranosh golin ose shansin sepse atëherë është 11 kundër 11”, tha italiani.