Liverpooli humbet dhe dy yje nga dëmtimet

- Bota Sot

Liverpooli humbet dhe dy yje nga dëmtimet

Liverpool doli i tronditur nga vizita në Turqi, ku u mund 1-0 nga Galatasaray.

Përveç rezultatit negativ, skuadra e Arne Slot u kthye në Angli me dy dëmtime të rëndësishme.

Sulmuesi Ekitike dhe portieri Alisson u lënduan gjatë ndeshjes, duke shtuar shqetësimet për “The Reds”. Trajneri holandez tentoi të qetësojë tifozët për francezin:

“Dëmtimi i Ekitike nuk duket serioz”.

Më i madh mbetet alarmi për Alisson: “Ai u rrëzua pas një pritjeje dhe pas ndeshjes e pamë duke çaluar. Nuk do të luajë këtë fundjavë në kampionat, ndaj Mamardashvili do të jetë gati për debutimin e tij në Premier League”, konfirmoi Slot.

Liverpool ka pësuar dy humbje radhazi dhe tashmë synon të reagojë në sfidën e radhës kundër Chelsea-t, për të lënë pas krizën e momentit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot