Akanji: Fanella ime e parë zikaltër ishte e Vierit,

- Bota Sot

Akanji: Fanella ime e parë zikaltër ishte e Vierit,

Manuel Akanji, mbrojtësi i ri zikaltër, i ardhur nga Manchester City, u rrëfeu për “Inter TV”.

Ai u rrit në Wiesendangen, ku filloi të luante futboll rreth moshës 6 vjeç, duke ndjekur pasionin e babait të tij. Zvicerani kujton me nostalgji trofeun e parë profesional me Basel, ku fitoi kampionatin dhe Kupën e Zvicrës kundër Sionit, duke qenë pranë familjes.

Akanji ka tre fëmijë: 5, 3 dhe 1 vjeç: “Djali i madh e pëlqen futbollin, por nuk shohim shumë ndeshje për shkak të orarit të gjumit”.

Mbrojtësi rikujton edhe ndeshjen e tij në “San Siro” me Borussia Dortmundin dhe entuziazmin për të luajtur me Interin: “E para fanellë zikaltër që kam veshur ishte e Vierit.

Edhe pse nuk isha tifoz i Interit, gjithmonë e kam ndjekur, sepse është një nga klubet më të suksesshëm në Itali. Kemi pasur kontakte edhe më parë, tani jam shumë i lumtur këtu”.

Akanji synon të fitojë më shumë trofe, të luajë kudo që klubi ka nevojë dhe të përmirësohet si lojtar e person: “Këto janë gjërat më të rëndësishme për mua”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot