Ka ditë që po qëndron në shtetin e Kosovës në shoqërim me Mentor Prekazin.
Është fjala për Rainer Geerts, ish portierin e klubit të futbollit Osnabruck II (4 ndeshje edhe në ekipin A).
Geerts ka ndrojtur ngjyrat e Osnabruck në fund të viteve të 80-ta.
Ish portieri gjerman gjendet në Kosovë me mision, për të ndihmuar klubet e futbollit dhe në përgjithësi të sportit të Kosovës.
Kosova nuk është e panjohur për të, për faktin se ka vepruar edhe në vitet e 90-ta, por me një mision tjetër.
Rainer Geerts është përfaqësues i organizatës “Patrick” (për sponsorizimin e rekuizitave me brendin e mirënjohur ndërkombëtar) me bazë në Belgjikë dhe ndihmon kubet e Kosovës.
“Bota sot”: Si e sheh futbollin e Kosovës në përgjithësi?
Rainer Geerts: Në Kosovë duhet ta kuptojnë, së pari duhet me filluar me biznes të vogël.
Për të bërë diçka duhet filluar me biznes të vogël. Me hapa të vegjël shkohet më lart. Kosovë është ndryshe.
“Bota sot”: A mendoni se infrastruktura është e dobët?
Rainer Geerts: Infrastruktura në Kosovë në përgjithësi nuk është mirë.
Nuk kanë plane, por edhe në qoftë se ia nisin planin nuk arrijnë të përfundojnë deri në fund.
“Bota sot”: A ka Kosova talent të shumtë?
Rainer Geerts: Në përgjithësi kemi pa disa ndeshjes të Ligës së Parë dhe të Dytë të Kosovës, kemi pa disa të rinj, Kosova ka shumë talent.
Ka futbollistë të jashtëzakonshëm, por për me shkuar në Evropë, mendoj se mungon pjesa finale, për me jap maksimumin po i mungon çdo lojtarit.
Teknikisht e tatkisht janë të mirë, por fizikisht nuk janë të përgatitur si duhet.
“Bota sot”: Përmes kujt jeni ardhur në Kosovë. A ke pas njohuri paraprakisht për Kosovën?
Rainer Geerts: Kur ka mbarur lufta në Kosovë, kam qenë si ushtar me KFOR-in gjerman.
Tetë herë kam qenë në Kosovë para se të vij tani, së pari si UN në vitet e 90-ta dhe në vitin 1999 si ushtar i KFOR-it gjerman.
E njoh Kosovën, nuk ka qenë mirë në vitet kur isha, ka qenë kohë e vështirë. Tani më ka njoftuar edhe Mentor Prekazi të cilin e kam shokë.
Kur e kam njohur Mentor Prekazin, kam qenë gjatë verës këtu. Këtu janë njerëzit shumë pozitivë dhe të afërt.
“Bota sot”: Çfarë ke pa?
Rainer Geerts: E kam pa një mungesë të klubet e Kosovës, iu duhet një ndihmë dhe mundet infrastruktura sportive mu rregulluar edhe më mirë.
Në qoftë se shkojmë nëpër klube e ne prezantohemi, ata na presin mirë.
Hapat që kemi ndërmarrë këtu për të ndihmuar, i kemi ndërmarrë përmes Mentor Prekazit dhe Nysret Prekazit (ish futbollist dhe ish gjyqtar i futbollit), të cilët kanë kontakte në Kosovë.
“Bota sot”: Me cilat klube keni bashkëpunim?
Rainer Geerts: Më këto klube kemi bashkëpunim, KEK-un, Lirinë, Trepçën dhe shihet që kemi bërë një punë të mirë, edhe klubet tjera po shprehin interes me bashkëpunuar me ne.
Gëzohem që Kosova është e lirë dhe është një frymë tjetër më punuar këtu.
Në Kosovë kemi pas shumë takime me klube, ku ne japim sqarim apo këshilla si mundet mu bë më mirë klubi, ka edhe klube që thonë se ne e dijmë, me ata vështirë është mu marrë vesh se dojnë veç për vete me fituar.
Kemi dëshirë me ndihmuar edhe me shumë futbollin