Sipas raportimeve të “L’Interista”, Interi ka hedhur sytë mbi një emër të ri për repartin e mbrojtjes.
Bëhet fjalë për Ibrahima Konate, mbrojtësi i Liverpool-it, i cili ka kontratë deri në vitin 2026.
Zikaltrit, përveç pistave të përfolura prej kohësh si Upamecano dhe Lukeba, po shohin mundësinë për të realizuar një transferim të madh me parametër zero.
Konaté, i vlerësuar rreth 60 milionë euro, mësohet se i ka komunikuar klubit anglez dëshirën për të mos rinovuar kontratën.
Mediat britanike flasin për një marrëveshje të mundshme me Real Madridin në verë, por Liverpool kërkon të shmangë një tjetër largim të bujshëm pa asnjë përfitim financiar.
Për këtë arsye, anglezët po e shtyjnë lojtarin drejt rinovimit, ndërsa nuk përjashtohet as shitja e tij.
Interi, nga ana tjetër, do të ishte gati të ndërhynte që në janar me një ofertë të reduktuar, duke përfituar nga situata dhe duke i dhënë Liverpool-it një fitim të menjëhershëm.
Në këtë skenar, vetë klubi anglez mund të bëhet “aleati i heshtur” i zikaltërve, për të mos e lënë mbrojtësin francez të kalojë drejt Madridit pa kosto.