Bayern tenton lojtarin e kombëtares angleze!

- Bota Sot

Bayern tenton lojtarin e kombëtares angleze!

Fichajes raporton bujshëm se Bayern është në pozitat më të mira për qendërmbrojtësin Marc Guéhi.

Lojtari i Crystal Palace është në vitin e fundit të kontratës dhe klubi gjerman po tenton ta transferojë në merkaton e janarit.

Madje, ka nisur që tani tratativat dhe hapat konkrete.

Crystal Palace do të ishte i kënaqur me 25-30 mln euro, duke qenë se në janar anglezi hyn në 6 muajt e fundit të kontratës.

CaughtOffside, ndërkohë, shkruan se është Tottenham Hotspur klubi që ka më shumë shanse për 25-vjeçarin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot