Dean Huijsen në verë pati oferta nga disa klube të mëdha europiane, por zgjodhi Real Madridin si destinacionin e tij të preferuar.
Falë klauzolës së largimit, rreth 62,5 mln euro, klubi madrilen e pati të thjeshtë ta blinte pa negociata.
Babai i qendërmbrojtësit, në një intervistë për Tuttosport, ka shpjeguar pse u mor ky vendim.
“E donin klubet më të mëdha në Europë, por me edukatë ne i refuzuam ato vetëm duke pritur për Real Madridin, skuadra e tij e ëndrrave.
Ai donte vetëm Real Madridin.
Po, e kërkuan klube si Bayern, Tottenham, Liverpool, Newcastle.
Të gjitha e donin”, ka thënë ai.