Alisson mungon

- Bota Sot

Alisson mungon

Sikur të mos mjaftonte humbja e radhës për Liverpulin, edhe Alisson Beker ndaj Gallatasarajit, në ndeshjen e e vlefshme për Ligën e Kampionëve, mbeti i dëmtuar.

Braziliani, u detyrua të lëshonte fushën në minutën e 56-të në ndeshjen e së martës, kur u zëvëndësua nga Mamardashvili.

Ai tashmë do të mungojë me siguri edhe në sfidën e fundjavës ndaj Çelsit në kampionat, me Arne Slot që e konfirmoi mungesën e tij zyrtarisht.

“Nuk është kurrë një shenjë pozitive kur një lojtar duhet të largohet në këtë mënyrë. Alisson nuk do të jetë i disponueshëm për të luajtur të shtunën”, deklaroi Slot. Ndërkaq mund të thuhet se një atmosferë e jashtëzakonshme mbizotroi të martën në stadiumin e klubit nga Turqia.

Këtë e tregoi më së miri edhe futbollisti egjiptian, Mohamed Salah, i cili u shpreh se të atillë atmosferë nuk e ka përjetuar asnjëherë në karrierë.

“Nuk kam luajtur kurrë në një atmosferë të tillë në jetën time. Ishte shumë e vështirë pë r t’u pë rqendruar. Zhurma ishte shurdhuese dhe nuk mund ta përballonim. Urime për këtë fitore Galatasarajit”, u shpreh Salah pas ndeshjes. Kujtojmë që golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi nigerian, Viktor Osimhen nga pika e bardhë e penalltisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot