“Bie ndesh me interesat tona të sigurisë”, Putin: Rusia nuk do të sulmojë vendet e NATO-s, kjo është marrëzi!

- Bota Sot

“Bie ndesh me interesat tona të sigurisë”, Putin: Rusia nuk do të sulmojë vendet e NATO-s, kjo është marrëzi!

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur në lidhje me pozicionin e Moskës në arenën globale në Klubin e Diskutimit Valdai, në Soçi të Rusisë.

Putin tha se sanksionet ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë nuk kanë arritur ta nënshtrojnë Rusinë, e cila “demonstroi qëndrueshmërinë më të lartë”.

Më pas, Putin sulmoi vendet evropiane që po “nxisin histeri”, duke u përpjekur të “rikrijojnë armikun e njohur që e shpikën qindra vjet më parë: Rusinë”.

Ndërsa Putin tha se “elitat sunduese” të Evropës pretendojnë se lufta me Rusinë është afër, ai e quan këtë “marrëzi” që është “e pamundur të besohet”. Kjo do të binte ndesh me interesat e sigurisë së Rusisë, argumentoi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot